image Limaj i beson Thaçit: Tallja mund t'i kushtojë Kosovës

Kosovë

Takim/ Limaj i beson Thaçit: Tallja mund t’i kushtojë Kosovës

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur -pas takimit që pati me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Limaj tha se presidenti Thaçi ka folur tema gjenerale duke theksuar se nuk ka pasur ndonjë temë specifike në takim.

“Presidenti na ka informuar, nuk ka pasur ndonjë temë specifike nga ajo që flitet në opinon. Koha është që të kuptojmë në çfarë faze është Kosova dhe procesi i dialogut. Tallja mund t’i kushtojë Kosovës, sjellja e papërgjegjshme në dy vitet e fundit, e ka zbeh pozitën e Kosovës”, ka shtuar ai.

Pas këtyre takimeve, presidenti Thaçi, ka paralajmëruar konferencë për media me fillim nga ora 16:00./Gazeta Sinjali/