image Limaj: Haga vërtetoi se s’ka pasë krime në luftë dhe UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e organizuar

Kosovë

Limaj: Haga vërtetoi se s’ka pasë krime në luftë dhe UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e organizuar

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Tribunali i Hagës në gjykimin e tij të para 15 vjetësh i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk bëri krime dhe nuk ka qenë ndërmarrje e organizuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Limaj tha se ai së bashku me Ramush Haradinajn kanë qenë të akuzuar për periudhën e vitit 1998, për periudhën prill-korrik të vitit 1998.

“Haga i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë. U vërtetua se s’ka pasë krime, s’ka qenë ndërmarrje e organizuar. E ka hedhur poshtë përgjegjësinë komanduese. Unë dhe Ramushi kemi qenë të akuzuar për periudhën e vitit 1998, për periudhën prill-korrik të vitit 1998”, ka thënë Limaj.

Ai po ashtu u shpreh se në Tribunalin e Hagës janë akuzuar vetëm pesë serbë, kurse vetëm njëri është dënuar për krimet në Kosovë.

“Vetëm 5 serbë ishin të akuzuar për Kosovën. Ata u akuzan për periudhën nga marsi ‘99 deri në qershor ’99, pra Haga nuk i ka trajtuar masakrat serbe të kryera gjatë vitit 1998”, ka thënë Limaj.

Ndërsa, ai foli edhe për akuzat e reja nga Gjykata Speciale për krerët e UÇK-së, duke thënë se tashmë është vonë dhe nuk duhet kthyer kokën pas të diskutohet se si erdhëm deri këtu.

“Ka të tillë që dëshirojnë të arsyetohen duke mos bërë asgjë dhe thonë e akuzojnë se si kemi ardhur deri këtu. Prandaj ata që i shqetëson gjendja e shtetit, duhet sot të veprojnë dhe jo ta kthejnë kokën pas”, ka thënë ai në RTK. /Gazeta Sinjali/