image Ligji nuk i trajton të vdekurit, publikimi i emrave nga familjarët është i ligjshëm

Kosovë

Ligji nuk i trajton të vdekurit, publikimi i emrave nga familjarët është i ligjshëm

news image

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale nuk e trajton përpunimin e të dhënave të të vdekurve, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2019.

Përpunimi i të dhënave personale të të vdekurve është rregulluar duke e kërkuar pëlqimin paraprak të trashëgimtarëve, pra të familjarëve të një të vdekuri.

Jeton Arifi, Drejtor në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, është shprehur se që nga viti i kaluar përpunimi i të dhënave personale të të vdekurve nuk është parë e arsyeshme të trajtohet në kuadër të këtij ligji.

Mes tjerash, Arifi shtoi se publikimi i të dhënave për personat që humbin betejën me COVID-19 po bëhet kryesisht nga vetë familjarët në formë njoftimi dhe ky format mund të konsiderohet si i ligjshëm.

“Nga viti i kaluar që kur kemi transpozuar rregulloren e mbrojtjes së të dhënave personale të BE-së në Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave, përpunimi i të dhënave personale të të vdekurve nuk është parë e arsyeshme të trajtohet në kuadër të këtij ligji”, tha ai për EO.

Arifi po ashtu njoftoi se nuk kanë ndonjë mandat që të shqiptojnë gjoba ndaj asnjë institucioni që kontrollon dhe publikon të dhënat e të vdekurve./GazetaSinjali/