Përgjatë Evropës gati të gjitha ligat e futbollit janë pezulluar për shkak të koronavirusit.
Vetëm një ligë po vazhdon të luaj futboll në Evropë. Liga e Bjellorusisë po vazhdon që të funksionojë në mënyrë të rregullt, transmeton Gazeta Sinjali.
Javën e kaluar liga vazhdoi ashtu siç ishte planifikuar. Kryetari i Federatës së Futbollit në Bjellorusi, Vladimir Bazanov ka thënë se nuk e ka ndërmend që ta ndal futbollin.
‘Pse ta ndalojmë? A ka shpallur vendi gjendje emergjente?’, tha Bazanov për ‘Daily Mail’./Gazeta Sinjali/