image Çudit Lukashenko, uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Qiell të qetë, tolerancë, guxim e forcë

Botë

Çudit Lukashenko, uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Qiell të qetë, tolerancë, guxim e forcë

news image

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka habitur me urimin që i ka bërë popullit ukrainas në ditën e tyre të Pavarësisë.

Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e saj dhe ka lejuar trupat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj.

“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve,” thotë Lukashenko, shkruan BBC transmeton Gazeta Sinjali.

Ai shton se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për “ruajtjen e marrëveshjes, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”.

Udhëheqësi bjellorus u uron gjithashtu ukrainasve “një qiell të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”.

/GazetaSinjali/