image Lidhja Demokratike e Kosovës nesër mbledh Kryesinë para seancës konstituive

Kosovë

Politikë/ Lidhja Demokratike e Kosovës nesër mbledh Kryesinë para seancës konstituive

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër në orën 10:00 do ta mbledhë Kryesinë e partisë, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë takim pritet të diskutohet për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, pas deklaratës së sotme të kryetarit të kësaj partie Albin Kurtit, se një e tillë nuk është arritur.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se kjo parti në orën 13:00 pritet të ketë edhe mbledhje me grupin parlamentar.

Kujtojmë se seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00./Gazeta Sinjali/