image Lidhja Arabe e kundërshton vendosjen e ambasadës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në Jerusalem

Botë

Lidhja Arabe e kundërshton vendosjen e ambasadës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në Jerusalem

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit, e ka cilësuar si të pavlefshëm vendimin e fundit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që Serbia dhe Kosova të vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Gheit tha sot se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, shtetet janë të ndaluara të vendosin ambasada në Jerusalem pasi ky vend cilësohet si i okupuar.

Vërejtjet erdhën menjëherë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një njoftim të ngjashëm në Washington, ku ai u takua me liderët e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ranë dakord të normalizonin lidhjet ekonomike midis tyre.

Vendimi erdhi rreth tre vjet pasi Washingtoni, në një lëvizje mjaft provokuese, njohu Jerusalemin si “kryeqytet” të Izraelit.

Muajin e kaluar, presidenti i SHBA gjithashtu ndërmjetësoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që do të çonte në një normalizim të plotë të marrëdhënieve diplomatike midis të dy palëve./Gazeta Sinjali/