image Lideri rus në panik? Valixhja me kodet bërthamore e shoqëron Putin kudo

Botë

Lideri rus në panik? Valixhja me kodet bërthamore e shoqëron Putin kudo

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin duket se po qëndron në gatishmëri të plotë nga frika e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit dhe këtë e tregon dhe mbajtja afër kudo që shkon e valixhes së famshme bërthamore.

Kreu i Kremlinit u shfaq të hënën në kosmodromin 5000 km larg Moskës, ku u takua me një ndër aleatët e tij besnikë, bjellorusin Lukashenko dhe krah tij ishte valixhja bërthamore.

Sipas ekspertëve, në këtë valixhe janë dokumentet e nevojshme për të nisur një sulm shkatërrimtar bërthamor.

Një javë më parë, Putin u shfaq në funeralin e një politikani në Moskë, dhe pranë tij qëndronte si gjithnjë ndihmësi me valixhen e zezë.

/GazetaSinjali/