Lideri i Hezbollahut, Sayed Hassan Nasrallah njoftoi sot se organizata militante islamike islamike do ta vrasë një ushtar izraelit për hakmarrje.
Gjegjësisht, ata do të hakmerren për vdekjen e një prej luftëtarëve të saj në Siri, por ky akt nuk do të përfshihet në konfliktet në kufirin libanezo-izraelit.
“Izraeli duhet ta kuptojë që kur të vrasë një nga muxhahedinët tanë, ne do ta vrasim një ushtar të tyre. Ky është ekuacioni”, tha Nasrahallah në një fjalim televiziv.
Sipas Reuters, Nasrallah ka thënë se hakmarrja e njoftuar është vetëm çështje kohe. /Gazeta Sinjali