Një ditë para se të fillonte viti i ri shkollor, në Mitrovicë dikush ka bërë një gjest të turpshëm duke i hedhur librat në ‘kontejner’.
Në videon e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se librat të cilat shteti i jep falas për nxënësit janë hedhur në mbeturina.
‘Kontejneri’ i mbeturinave shihet i mbushur me libra të shkollës fillore një ditë para se të niste viti i ri shkollor.