image Liberta tepër provokuese, pozon nga Jordania

Foto/ Liberta tepër provokuese, pozon nga Jordania

news image

Moderatorja e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, jo pak herë komentohet për paraqitjet e saj.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Liberta ka nisur pushimet në Jordani, një nga mbretëritë më të mëdha arabe në Azinë Perëndimore, në bregun lindor të lumit Jordan.

Spahiu ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke treguar çastet e bukura që po shijon në këtë vend.

Teksa ka pozuar në bikini pranë një pishine, prezantuesja vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.

Me pamjen e kryeqytetit Amman në prapavijë, ky imazh i Libertës duket se u bë edhe më atraktiv për ndjekësit e saj të shumtë.

Pëlqimet dhe komentet për bukuroshen përbri kësaj fotografie, nuk kanë munguar nga fansat dhe disa prej fytyrave publike, me të cilët ruan miqësi të mirë.