image Liberta: Jashtë shtëpisë së Big Brother burrat e gratë e martuara flasin me nga 20

Bota e Yjeve

Liberta: Jashtë shtëpisë së Big Brother burrat e gratë e martuara flasin me nga 20

news image

Prezantuesja e njohur, Liberta Spahiu ka reaguar së fundmi për disa nga ndodhitë e fundit në shtëpinë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova”.

“Ajo që po e shohim jemi posaçërisht ne”, tha Liberta teksa kritikoi ashpër shikuesit e këtij formati që sipas saj nuk janë askush që t’i gjykojnë banorët e këtij formati.

Teksa fliste për gjykimet ndaj Albës dhe Ganiut, ajo u shpreh se veprimet e tyre i sheh si pjesë të jetës së secilit jashtë këtij formati.

“E qysh aty një femër po fol me tre-katër meshkuj, knej thotë i ka shokë. E kom veç një pyetje, e na tjerat jashta shtëpisë së Big Brother që folim jo me tre-katër meshkuj, por me nga 20, qoftë ato single, qoftë ato gratë e martune, qoftë burra të martuar, çka? Pse more vlla merreni me kso sene hipokrite, se s’po iu kuptoj”, u shpreh ajo.

“Secili prej neve pimë alkool, kështu që pse duhet me u indinju për disa gjona që na i shohim në ekran, e që janë gjona që neve na ndodhin 24/7”, tha ndër tjera ajo.

/GazetaSinjali/