Mbi 18 mijë raste pozitive të personave të infektuar me linë e majmunit janë konfirmuar deri sot në Shtetet e Bashkuara.
Kështu thuhet në të dhënat e fundit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Sipas mediave të huaja, gjithsej 2,916 raste të reja të konfirmuara janë raportuar në vend në shtatë ditët e fundit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Megjithëse numrat janë ende në rritje në shkallë kombëtare, shpejtësia e shpërthimit me sa duket po ngadalësohet, tha CDC.
SHBA vlerësohet se ka numrin më të madh në botë të rasteve të lisë së majmunit. Më 4 gusht, CDC e shpalli linë e majmunit një emergjencë të shëndetit publik.