image Lewandwoski te PSG, raporton mediumi francez

Futboll

Lewandwoski te PSG, raporton mediumi francez

news image

Gazeta e njohur në Francë, “L’Equipe” shkruan se Robert Lewandowski mund të transferohet në Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell Sinjali Sport.

Polaku po kërkon një aventurë të re, pas rekordit të tij në Bundesliga me 40 gola brenda një sezoni dhe sukseseve të shumta me Bavarezët.

Ashtu siç raportohet në “L’Equipe”, sulmuesi mund të transferohet në PSG, nëse kjo e fundit dështon ta mbajë sulmuesin francez, Kylian Mbappe.

“Mbajtja e Mbappes është një përparësi për ne”, kështu tha para disa dite trajneri Pochettino.

Zgjatja e kontratës së 22-vjeçarit vazhdon të shtyhet. Për këtë, PSG-ja tani mund ta mendoj Lewandowskin si opsionin ideal për ta zëvendësuar kampionin e botës.

32-vjeçari ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2023, por është gati të ndërroj ambient. /Gazeta Sinjali Sporti/