image Lewandowski me hat-trick e rikthen Bayernin në rrugën e fitoreve

Futboll

Lewandowski me hat-trick e rikthen Bayernin në rrugën e fitoreve

news image

Bayern Munich i është rikthyer fitoreve në udhëtim ndaj Kolnit, shkruan Sinjali Sport.

Bavarezzët pasi u mposhtën javën e kaluar nga Monchengladbachu, morën masat e duhura për t’iu rikthyer fitoreve.

Skuadra e Nagelsmann triumfoi me lehtësi ndaj Kolnit në vizitë me rezultat bindës 0-4.

Robert Lewandowski si zakonisht ishte ylli ekipit, duke realizuar tre gola, e po ashtu edhe një nga Corentin Tolisso.

Me këtë fitore bavarezzët vetëm e rrisin epërsinë e pikëve në krye të Bundesligës me 46 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi, ndërsa vendasit me 28 pikë zbresin në pozitën e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/