image Lewandowski kërkon të transferohet te Real Madridi

Futboll

Lewandowski kërkon të transferohet te Real Madridi

news image

Sulmuesi Robert Lewandowski siç duket ka për qëllim që të transferohet në Spanjë, te Real Madridi.

Të paktën kështu pretendojnë mediat spanjolle, ku mediumi “AS” ka raportuar se futbollisti iu ka kërkuar përfaqësuesve të tij që të arrijnë një marrëveshje me madrilienët.

Kontrata e futbollistit skadon në qershor 2023 dhe nuk pritet që të qëndrojë në skuadrën gjermane.

Kurse, Real Madrid nuk pritet që ta ketë problem sa i përket financave që ta transferojë futbollistin polak.

 /Gazeta Sinjali Sporti/