image Lewandowski i jep lamtumirën Bayernit: Ishin 8 vite të veçanta, nuk do t'i harroj kurrë

Futboll

Lewandowski i jep lamtumirën Bayernit: Ishin 8 vite të veçanta, nuk do t’i harroj kurrë

news image

Robert Lewandowski do të largohet nga Bayerni pas 8 vitesh, për t’u transferuar te Barcelona.

Polaku tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare.

Ai i ka dhënë lamtumirën klubit gjerman me një mesazh emocionues.

“Këto 8 vite ishin të veçanta dhe nuk do ta harroj këtë. Kam kaluar shumë mirë në Mynih.

Do të kthehem për t’u thënë lamtumirë të gjithë punonjësve siç duhet”, ka deklaruar Lewandowski përpara lëvizjes së tij te Barcelona.

/GazetaSinjaliSport/