image Lëvizja Vetëvendosje nuk përfill ultimatumin e Thaçit, propozimin për kryeministër do t’ia dërgojnë ditëve në vijim

Politikë

Politikë/ Lëvizja Vetëvendosje nuk përfill ultimatumin e Thaçit, propozimin për kryeministër do t’ia dërgojnë ditëve në vijim

news image

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me komunikatë për media ku bëhet e ditur se propozimin për kryeministër do ta dërgojnë me shkresë në zyrën e presidentit Thaçi, ditëve në vijim.

“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim.Pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t’ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

As në takimin e  djeshëm mes Albin Kurtit e Isa Mustafës nuk është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës. Takimi i djeshëm rreth tri orësh i tyre do të vazhdojë edhe sot.

Në anën tjetër, sot do të përfundojë afati prej 48 orësh që presidenti i vendit, Hashim Thaçi njoftoi se i ka dhënë Kurtit pas takimit të ditës së hënë.  /Gazeta Sinjali/