Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar pas takimit të sotëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, VV thotë se në takim pati përafrim, shkruan Gazeta Sinjali.
“Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së.
Kujtojmë se sot rreth orës 15:00, u zhvillua takimi Kurti-Mustafa, takim ku që zgjati më shumë se tri orë bisedime, por që në fund u tha se nuk pati marrëveshje./Gazeta Sinjali/