image Letra që Thaçi ia dërgoi Kurtit pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve

Kosovë

Dokument/ Letra që Thaçi ia dërgoi Kurtit pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti, ku përveçse e njofton që e ka dërguar vendimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, i kërkon ta shfuqizojë vendimin e mbrëmshëm ose të paktën ta pezullojë implementimin e tij deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë letër, Thaçi ia përmend Kurtit edhe refuzimin e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme, të cilën e kishte propozuar ditë më parë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë mund ta gjeni letrën e plotë të Thaçit drejtuar Kurtit:

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme si masë tjetër parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, ka marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00.

Në Kosovë deri më tani janë të konfirmuara 61 raste me koronavirus dhe është shënuar një viktimë./Gazeta Sinjali/