Qeveria e Letonisë u bëri thirrje qytetarëve të saj, pak para Krishtlindjes, që ta zgjedhin e ta presin vetë pemën e tyre në natyrë, një traditë kjo shumë e lashtë, që i ka rrënjët e saj në shekullin e XV, në epokën kur vendi quhej Livoni.
“Të gjithë janë të ftuar të marrin sëpatën për të prerë një bredh tre metra të gjatë maksimumi e diametër 12 centimetra e shumta dhe ta marrin pastaj në shtëpi”, njoftoi në faqen e saj të internetit Kompania Kombëtare për Menaxhimin e Pyjeve.
Qytetarët lejohen t’i presin pemët e tyre në vende të tilla, si nën linja elektrike, në hendeqe, shumë pranë buzës së rrugës apo vende ku, sido që të jetë, janë të dënuara të priten.
Autoritetet nuk harruan të theksojnë se ndalohet prerja e pemëve në zona pyjore të mbrojtura, private, të sa po mbjella, ose me akses të kufizuar./Gazeta Sinjali/