Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se sot ka lëshuar vizën e parë për një qytetare.
Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook.
Ambasada e SHBA-së, ka njoftuar se që nga sot të gjithë qytetarët do të mund t’i kryejnë shërbimet rreth vizave në Kosovë, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Shkup.
Kujtojmë se përurimi i ndërtesës së re të Ambasadës amerikane, u bë më 4 korrik të këtij viti në Prishtinë./Gazeta Sinjali/