Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka lëshuar sot urdhërarrest për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova.
Në një deklaratë, ICC tha se ka “baza të arsyeshme” për të besuar se lideri rus “mbart përgjegjësi penale” për “krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e pushtuara. të Ukrainës në Federatën Ruse” në territorin e pushtuar ukrainas.
Pas kësaj, ka reaguar shpejtë Rusia, me anë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharovas, duke thënë se urdhërarresti i ICC kundër Putinit është ‘i pakuptimtë’.
Zakharova tha:
“Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, edhe nga pikëpamja juridike.
Rusia nuk është palë e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim sipas tij.”