image Leposaviq: Vodhi pajisje për asfalt, përfundon në prangat e policisë

Siguri

Leposaviq: Vodhi pajisje për asfalt, përfundon në prangat e policisë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili nën ndikim të alkoolit ka vjedhur një pajisje për asfalt në Leposaviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, pajisja ishte gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, i cili është ndaluar për 24 orë.

Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte vjedhur një pajisje për asfalt nga viktima m/k. Pajisja është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit . Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet për 24 orë”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/