image Leonardo DiCaprion e tallin për fiksimin e tij që ka me vajzat e reja, ja si reagon ai

Bota e Yjeve

Showbiz/ Leonardo DiCaprion e tallin për fiksimin e tij që ka me vajzat e reja, ja si reagon ai

news image

Komediani i njohur britanik, Ricky Gervais, mbrëmë gjatë prezantimit të ceremonisë së “Golden Globes 2020”, tha disa batuta të mira për të cilat do të mbahet mend gjatë.

Ai përmendi skandalin e Princit Andrew duke përdorur marrëdhënien e diskutueshme të tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Teksa fliste, Gervais gjeti kohë ta ngacmonte aktorin gjithashtu të njohur, Leonardo DiCaprio, për lidhjet e tij që ka pasur ndër vite me vajzat e reja.

Duke diskutuar filmin e fundit të aktorit “Once Upon A Time In Hollywood”, Gervais, 58-vjeçar, u ankua se filmi ishte shumë e gjatë.

“Leonardo DiCaprio mori pjesë në premierë dhe deri në fund, e dashura e tij ishte shumë e vjetër për të”, u shpreh ai.

DiCaprio ishte i pranishëm në sallë kur iu bë kjo shkaka. I skuqur në fytyrë, ai qeshi bashkë me sallën.

Kujtojmë se aktori qe dy vjet është në lidhje dashurie me modelen e njohur Camila Morrone, e cila është 22-vjeçare./Gazeta Sinjali/

news image