Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se vendimi i Gjermanisë dhe Francës për të lënë jashtë NATO-s vendin e tij në vitin 2008, ka qenë një gabim strategjik.
“Nëse do të ishim anëtarë të NATO-s, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha Kuleba të dielën në një intervistë për televizionin amerikan, NBC.
“Gabimi strategjik u bë në vitin 2008, nga Gjermania dhe Franca, që refuzuan përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën në aleancë, diçka për të cilën po paguajmë sot”, tha Kuleba.
“Nuk po e paguan Gjermania apo Franca çmimin e këtij gabimi, por Ukraina”, shtoi ai.
Në vitin 2008, në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior u pranuan Shqipëria dhe Kroacia.