image Lëndohet talenti i Kosovës, humb ndeshjet e shtatorit?

Futboll

Lëndohet talenti i Kosovës, humb ndeshjet e shtatorit?

news image

Kosova në shtator do të luajë tre takime në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” do përballen me Kombëtaren e Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.

Sidoqoftë, para këtyre ndeshjeve, Kosova ka marrë një lajm të keq, ngase një ndër lojtarët që pritej të shkëlqente është lënduar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Schalke 04, Blendi Idrizi që ka pësuar lëndim në gju në stërvitje.

“Blendi Idrizi (lëndim në gju) nuk do marrë pjesë në stërvitjen e skuadrës”, shkruhet në komunikatë.

/Gazeta Sinjali Sporti/