image Lëndohet punëtori i një gurëthyesi në Malishevë

Siguri

Lëndohet punëtori i një gurëthyesi në Malishevë

news image

Të shumta janë rastet kur punëtorët marrin lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Kjo për shkak se në të shumtën e rasteve, ata nuk i kanë as mjetet elementare mbrojtëse, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje në orën 16:40 ka ndodhur një rast i tillë në fshatin Novosellë të Malishevës.

Sinjali ka mësuar nga burimet e veta se një punëtor, derisa ishte duke punuar pranë gurthyesit “Gurbardh”, ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/