image Lëndohet një polic përderisa po arrestonte një person që nuk po respektonte masat mbrojtëse në Pejë

Siguri

Lëndohet një polic përderisa po arrestonte një person që nuk po respektonte masat mbrojtëse në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Gjatë arrestimit të tij, një zyrtar policor është lënduar për shkak se i arrestuari ka rezistuar.

Polici është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërkaq i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./ Gazeta Sinjali/