image Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

Kosovë

Policia/ Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinë  në ora 15:30,  ku një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se i lënduar është dërguar në QKUK.

“Në ora 15:30, në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një motori dhe një veture. Një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Sinjali/