Një përleshje ka ndodhur sot mes disa të rinjve në sheshin “Mehë Uka”, në Mitrovicë.
Si pasojë e kësaj përleshje është lënduar një person dhe dy të tjerë janë shoqëruar në polici.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Ka ndodhur një përleshje pas një mosmarrëveshje, një person ka mbetur i lënduar dhe dy të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor”, deklaroi Zahiti. /Gazeta Sinjali/