Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme, përkatësisht në udhëkryqin te Stacioni i Trenit në Mitrovicë.
Mësohet se një motor është përplasur me veturën, duke përfunduar në rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Ka ndodhur një aksident mbrëmë, ku motoristi ka mbetur i lënduar”, ka thënë Zahiti.
Motoristi i lënduar është dërguar në spital dhe nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore../Gazeta Sinjali/