Lojtari i klubit gjerman, Hoffemheim Mërgim Berisha ka pësuar një lëndim sot gjatë seancës stërvitore.
Siç bën të ditur Hoffemheim Berisha ka lënduar gjurin dhe është detyruar të largohet para kohe në stërvitjen që u zhvillua të martën.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
Trainingsinfo ℹ️@BerishaOfficial hat sich im heutigen Training am Knie verletzt und brach aus diesem Grund die Einheit vorzeitig ab. Weitere Untersuchungen folgen in den nächsten Tagen. pic.twitter.com/lWltoAQ2XE
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 7, 2023