image Lëndohen dy persona nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë - Sinjali

Lëndohen dy persona nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

news image

Të shtëna me armë zjarri ka pasur rreth orës 00:30 në Prishtinë, me çrast dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se Policia e Kosovës ka indentifikuar 5 persona, 4 prej tyre janë intervistuar, ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati.

“Sot në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentative. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Agim Ramadani”, ku pas një zënke në mes të disa personave lëndime nga arma e zjarrit kanë pësuar dy persona.Policia ka identifikuar 5 personat e përfshirë në këtë rast , prej tyre katër janë intervistuar ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati.

Gjithashtu, Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast është sekuestruar një veturë e tipit Polo dhe një armë zjarri.

“Lidhur me këtë rast është sekuestruar një veturë e tipit Polo si dhe një armë zjarri. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastn” tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin