Qëndrim Zyba, mesfushori i talentuar i Prishtinës pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fazës së parë të kualifikimeve për UEFA Conference League ndaj Ferencvarosit.
Në ndeshjen kthyese në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Qëndrim Zyba u dëmtua rëndë në pjesën e dytë të takimit, me ç’rast edhe u detyrua të largohet nga fusha.
Burime të medias kanë mësuar se lëndimi i Qëndrim Zybës është kogja serioz dhe ai do të mungojë për një kohë të gjatë. Ajo çfarë është e sigurt është se Zyba nuk do të jetë gati për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës, por edhe do të mungojë një pjesë të madhe të gjysmë sezonit të parë.
Zyba ka këputur ligamentet e gjurit të tij dhe do t’i nënshtrohet operacionit ditëve në vijim, ku edhe do të mësojë se sa do të mungojë. /Gazeta Sinjali Sporti/