image Lëndimi i Robertsoni mund të jetë i kushtueshëm për Liverpoolin

Futboll

Lëndimi i Robertsoni mund të jetë i kushtueshëm për Liverpoolin

news image

Liverpool mbrëmë zhvilloi ndeshjen e parafundit të turit parsezonal para fillimit të sezonit të ri të Premier League.

Në miqësoren e mbrëmshme mes Liverpool dhe Athletic Bilbaos e cila përfundoi me barazim 1-1, ‘Të Kuqtë’ morën një goditje të madhe pasi iu lëndua mbrojtësi i majtë, Andy Robertson.

Në dukje të parë lëndimi dukej mjaft serioz, megjithatë ai gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve për të kuptuar shkallën e lëndimit.

”Ne nuk e dimë për momentin sa serioz është. Ishte shumë e dhimbshme dhe kjo është arsyeja pse Andy u largua,” theksoi Klopp kur u pyet për lëndimin e Robertson.

Skocezi 27-vjeçar ka qenë kyç viteve të fundit tek Liverpool, duke qenë i padiskutueshëm në krahun e majtë.

Robertson edhe statistikisht qëndron nga më të mirët në kampionatin anglez që kur iu bashkua klubit ‘The Reds’. /Gazeta Sinjali Sporti/