Sulmuesi anësor Ousmane Dembele është lënduar në ndeshjen e Francës ndaj Hungarisë, transmeton Sinjali Sport.
Sipas gazetarit të afërt me Kombëtaren e Francës Mohamed Bouhafsi, lëndimi i Dembeles është më i rëndë se sa ishte menduar në fillim.
Ousmane #Dembele has been ruled out for the rest of the #EURO2020 tournament after being taken off injured against Hungary.
— Mohamed Bouhafsi (@mohamedbouhafsi) June 21, 2021
Sulmuesi është larguar nga grumbullimi i “Gjelave” dhe nuk do të paraqitet më në këtë Kampionat Evropian.
Dembele u inkuadrua në lojë në min e 57’ në ndeshjen e Hungarisë dhe u detyrua të largohet në min e 87’ për shkak të lëndimit.
Franca humb një futbollist të rëndësishëm për fazën tjetër të Euro 2020. /Gazeta Sinjali Sporti/