Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 u regjistruan në qarkun e Dibrës më datën 29 tetor.
Pas tërmetit, numri i banesave që kanë pësuar dëmtime ka shkuar në 100.
Nga verifikimet e bëra në terren u konstatuan të dëmtuara 100 banesa nga të cilat 60-70 banesa janë të dëmtuara më pak dhe 30 banesa tjera janë me dëmtime më të mëdha, raporton oranews.tv.
Shtëpitë e dëmtuara janë në këto Njësi Administrative:
Njësia Administrative Shupenzë – 25 banesa
Njësia Administrative Zerqan- 22 banesa.
Njësia Administrative Fushë-Bulqizë 18 banesa.
Njësia Administrative Gjoricë- 11 banesa./GazetaSinjali/