Ditëve të fundit, janë raportuar disa raste të lëkundjes së tokës, në shtetet përreth.
Tërmet kishte në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci e Greqi.
Sot, sërish ka goditur një tërmet Greqinë. Mediat fqinje raportojnë se lëkundje sizmike me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, janë ndjerë pranë Kretës.
Nuk raportohet për njerëz të lënduar.