Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka reaguar pas marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua sot në Mynih.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka theksuar se delegacioni që finalizoi marrëveshjen ishte i emëruar nga ai.
” Shpreh mbështetjen time që delegacioni i emëruar nga unë arriti të finalizojë këtë marrëveshje” , ka shkruar Lekaj.
Positimi i plotë:
Taksa ndaj Serbisë të qëndrojë deri në njohje, si i vetmi mjet kompromisi. Me taksën në fuqi Serbia është aty, duke dëshmuar edhe njëherë se dialogu po vazhdon me ndërmjetësimin e ShBA-ve përkundër deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit se ne nuk bisedojmë me Kosovën përderisa ata nuk e largojnë taksën dhe ja ku është aty duke nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat. Shpreh mbështetjen time që delegacioni i emëruar nga unë arriti të finalizojë këtë marrëveshje./Gazeta Sinjali/