Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se ia kanë bërë të qartë kryeministrit Avdullah Hoti, se kjo parti do të dalë nga qeveria, nëse në dialog me Serbinë ky i fundit nuk flet për njohje reciproke.
“Aleanca nuk bën kompromis. Nëse qeveria nuk flet për njohje në dialog, dalim nga qeveria”, tha ai në T7.
Sipas tij, pa njohje reciproke nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë.
“E di edhe Hoti, edhe ai e ka këtë në platformën e tij. Pa njohje reciproke nga ana e Serbisë nuk mund të ketë marrëveshje finale. Nëse ka kompromise atëherë ne do të kemi qëndrimin tonë”, tha ai./Gazeta Sinjali/