Është arrestuar një 28-vjeçar kosovar, pasi që i njëjti udhëtonte me automjetin e tij me 128 kilometra në orë në vend të 60 kilometrave sa lejoheshin.
Gjatë orëve të para të së dielës, policia e kantonit ka kontrolluar trafikun në vende të ndryshme në zonën Dübendorf, si dhe në akset e autostradës nga qyteti i Cyrihut, rasporton zuonline.ch.
Si pjesë e kontrolleve, policia e kantonit ka raportuar 13 persona për shkelje të shpejtësisë, modifikime teknike të automjeteve ose vozitje nën ndikimin e alkoolit ose drogës, transmeton albinfo.ch.