image Lehtësohen masat kufizuese në Mal të Zi

Rajon

Lehtësohen masat kufizuese në Mal të Zi

news image

Masat e reja epidemiologjike në Malin e Zi, të cilat të shtunën hynë në fuqi, do të rrisin numrin e lejuar të tifozëve në ngjarjet sportive. Nga 10 %, sa ishte numri i lejuar, do të rritet deri 30 % numri i përgjithshëm i tifozëve në stadiume.

Masat e reja kanë zgjeruar gjithashtu edhe listën e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Malin e Zi, pa analiza ose test të vaksinimit të COVID-19.

Nga e shtuna edhe qytetarët nga Kanadaja e SHBA-ja kanë mundur të hyjnë lirshëm në Mal të Zi.

Ministria e Shëndetit Publik të Malit të Zi, njoftoi se punonjësve në institucionet publike, pas marrjes së vaksinës do tu lejohet një ditë pushim, kurse të gjithë pensionistët që marrin dozën e parë të vaksinës në muajin korrik do të shpërblehen me një kupon turistik me vlerë prej 50 euro./Gazeta Sinjali/