image Legjenda e futbollit gjerman me kritika të rënda për Rashicën, e quan mendjemadh

Futboll

Futboll/ Legjenda e futbollit gjerman me kritika të rënda për Rashicën, e quan mendjemadh

news image

Legjenda e futbollit gjerman, Mario Basler nuk është aspak I kënaqur me atë që po e sheh tek skuadra e Werder Bermen.

Njëri nga fajtorët për këtë gjendje të klubit, sipas tij është ylli kosovar, Milot Rashica, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se është irrituese ta shohësh Rashicën tani në fushë pasi ai po mendon për një skuadrë tjetër.

“Ndoshta ka nisur që tani Rashica të mendoj për një klub tjetër në kokën e tij. Kjo është vërtet shumë irrituese. Kur e shikoj duke ecur përreth, fryhet si kaposh, edhe nëse është një fubollist i shkëlqyer. Ndonjëherë e pyes veten se çfarë kërkon në fushën e lojës”, tha Mario Basler për “Sport1”.

Werder Bermen rrezikon që këtë sezon të bie nga liga./Gazeta Sinjali/