image Leeds dhe Hull City të interesuar për Vedat Muriqin

Futboll

Leeds dhe Hull City të interesuar për Vedat Muriqin

news image

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të kalojë në futbollin anglez, pasi dy skuadra kanë shfaqur interesim për të.

Muriqi nuk ka kaluar mirë në Lazio dhe pritet të largohet së shpejti.

Sipas raportimeve nga Calciomercato, Muriqi ka zgjuar interesim në Premier League, nga skuadra e Leeds United.

Edhe Hull City interesohej për lojtarin, por tashmë thuhet të kenë kthyer vëmendjen kah opsione të tjera.

Muriqi aktualisht ka bllokuar merkaton e Lazios, pasi skuadra nuk po pranon ndonjë ofertë zyrtare për të.

/Gazeta Sinjali Sporti/