Reperi i njohur, Ledri Vula sot iu bashkua finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 2, me një performancë direkte.
Përveç se njoftoi se më 7 shkurt publikohet albumi i tij më i ri, ai duket se konfirmoi edhe ndarjen e shumëpërfolur nga Sara Hoxha, me të cilën kanë dhe një vajzë.
Reperi u ngacmua nga moderatori i spektaklit, i cili e pyeti “se si po të duket jeta single?”.
“Qysh? Qysh? Qysh? Duhet pyetur Fatonin (menaxherin) për këtë pyetje. Mirë, nice, nice jom. A po më shihni t’u qeshë?”, u shpreh ai.