image Ledri publikon fotografi me të dashurën?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ledri publikon fotografi me të dashurën?

news image

Ledri Vula është padyshim njëri ndër rep-artistët më të suksesshëm shqiptar.

Anipse rep-artisti ka kohë që ka zgjedhur të mos flasë për jetën e tij private, ai megjithatë arrin të rrëmbejë vëmendjen e mediave, transmeton Sinjali.

E këtë gjë Ledri e ka bërë së fundmi me një imazh të publikuar në rrjetin social, Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

Në selfien e publikuar shihet edhe një reflektim i një vajze në syzet e artistit, e cila siç duket mund të jetë e dashura e tij.

Ka kohë që në media qarkullojnë lajmet që Ledri dhe Sara Hoxha janë në lidhje dashurie, por që asnjëri nga ta ende nuk kanë mohuar apo pohuar këto shkrime. Megjithatë, dyshja shkëmbejnë pëlqime me njëri-tjetrin dhe publikojnë fotografi nga të njëjtat vende.

Image result for sara hoxha ledri vual

Ndryshe, Ledri Vula është duke shijuar suksesin e këngës “M’ke harru” që është në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Kënga është publikuar më 8 gusht dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në Youtube./Sinjali/