image Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s (FOTO)

Siguri

Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s (FOTO)

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kadetët tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po stërviten bashkë me kadetët e vendeve të ushtrive të NATO-s.

Pjesë e stërvitjes “Kampi Veror 2022” i cili po mbahet në shtetin fqinj të Maqedonisë Veriore, kadetët kanë mundësi të shkëlqyera që t’i rrisin njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur. Vazhdojmë drejtë sfidave e sukseseve të radhës”, ka shkruar ai në Facebook.

May be an image of 6 people, people standing and outdoors
May be an image of 5 people, people standing, tree and outdoors
May be an image of outdoors

/GazetaSinjali/