image Leart Paqarada në formacionin e javës në Bundesliga 2

Futboll

Leart Paqarada në formacionin e javës në Bundesliga 2

news image

Futbollisti kosovar, Leart Paqarada është pjesë e formacionit të kësaj jave në Bundesliga 2.

Ai me ekipin e Sandhausen arriti të fitojë ndeshjen 3:1 ndaj Hannoverit, ndërsa Paqarada pati paraqitje të mirë ku edhe asistoi në golin e dytë të vendasve.

Për Sandhausen në atë ndeshje u paraqit edhe Besar Halimi i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, por u largua pas disa minutave për shkak se pësoi një lëndim.

Ndërkohë, Leart Paqarada luajti për plot 90 minuta./Gazeta Sinjali/