image Lea Ypi zë vend në 10 mendimtarët kryesorë të botës, lë prapa Elon Musk

Libra

Lea Ypi zë vend në 10 mendimtarët kryesorë të botës, lë prapa Elon Musk

news image

Revista britanike ‘Prospect’ ka shpallur 10 mendimtarët kyresorë botërorë të vitit 2022 në mesin e tyre edhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi.

Profesoresha e Shkencave Politike zë vendin e 7-të në këtë listë duke lënë mbrapa ndërmarrësin e njohur amerikan Elon Musk.

Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në “London School of Economics” (LSE) dhe profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.

Nga 50 mendimtarët sa ishin në listë, lexuesit kanë votuar për 10 nga ta, kurse listën e kryeson filozofja Kathleen Stock.

Themeluesi i Tesla, Elon Musk renditet në vendin e 8-të të listës së 10 mendimtarëve të botës.

/GazetaSinjali/